Vdes një tjetër shqiptar në Greqi

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës.

Shqiptari ishte duke punuar në një tokë bujqësore në Halkidiki të Selanikut në momentin që është aksidentuar. Sipas mediave vendase, shqiptari po punonte me një mjet bujqësor dhe në rrethana të paqarta u pre në pjesën e barkut.

Drejt vendngjarjes u nis me urgjencë ndihma e shpejtë, e cila e transportoi shqiptarin në qendrën shëndetësore të zonës. Për shkak të dëmtimeve fatale që kishte pësuar, 41-vjeçari nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në spital.

Autoritetet greke kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet