Vdes në spitalin e burgut i dënuari për vrasje

Publikuar më 11. 01. 2018 nga Dionis Xhafa

Një shtetas 59 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e burgut. Shtetasi me inicialet F.T kishte qenë në burg, i dënuar me 17 vjet heqje lirie për veprën penale: “Vrasja”. Mësohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, për shkak se ky shtetas ka qenë i dënuar me tumor në kokë.

“Më datë 10.01.2018, në reanimacionin e spitalit të burgut, ka ndërruar jetë shtetasi F.T, vjeç 59 banues në Tiranë, i dënuar me 17 vite burg, për veprën penale “Vrasje”, i cili vuante dënimin në burgun e Krujës. Mendohet se shkak i vdekjes ka qenë gjëndja shëndetësore e tij, pasi ky shtetas ka qenë i sëmurë me tumor. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim”, thuhet në njoftimin policor. /D.Xh/