Vdes në sallën e reanimacionit të QSUT-së i dënuari për vrasje

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Ka ndërruar dje jetë në spital një shkodran i dënuar për vrasje. Ngjarja ka ndodhur ditën e diel në reanimacionin e QSUT.

Sipas burimeve të Policisë, “ka vdekur i dënuari me inicialet B.F., 74 vjeç, banues në Shkodër, i cili vuante dënimin, për veprën penale ‘Vrasje’”.

Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Materialet mbi rastin në fjalë u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.