Vdekja e shqiptarit në Francë, Noizy ka një thirrje…

Publikuar më 23. 12. 2017 nga Dionis Xhafa

Vdekja e një djaloshi nga Shkodra në paraburgim si rezultat i dhunës së ushtruar ndaj tij në Marsejë të Francës ka tronditur opinionin publik. Reperi Rigers Rajku që njihet me emrin e artit “Noizy” ka bërë thirrje për protestë në emër të Florenc Beqirit, 25-vjeçarit që mjekët ia kanë hequr aparaturat që e mbanin gjallë prej kohësh. Edhe më herët Niozy ka postuar në emër të djalit shkodran, duke bërë thirrje për ndihmë ndaj tij. mediet franceze kanë shkruar se Beqiri u vetëvra.

“E vërteta mbi Florencin, në foton e dytë mund të shihni edhe spitalin ku ndodhet vëllai jonë, ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve me zemër të mëdhenj të shkojnë në këtë vend dhe të protestojnë për vëllain dhe djalin tonë Florenc Beqirin. Marsejë është qyteti”, shkruan reperi.