Vdekja e aktorit Blerim Peci, kolegia mezi mban lotët (VIDEO)

Dje (e shtunë), artdashësit e Kosovës janë zgjuar me një lajm të hidhur, për humbjen e aktorit shqiptar, tashmë të ndjerë, Blerim Peci. Ai vuante tash e sa kohë nga një sëmundje e rëndë në mëlçi, nga e cila nuk ka mundur të shpëtojë dot. Atij iu dha lamtumira e fundit në Shipol të Mitrovicës, ku qytetarë të shumtë morën pjesë në varrimin e tij.

Ndërkohë, para ceremonisë së varrimit, janë mbajtur edhe homazhe në nderim të veprës dhe kontributit të tij artistik ndër vite. Blerim Peci u bë i njohur nga “Show Messelation”, ndërsa viteve të fundit ishte angazhuar edhe në emisionin e përjavshëm humoristik “Vikendi” në RTK. Ai la prapa bashkëshorten me dy fëmijë. Brenda videos keni edhe fjalët e koleges me të cilën aktronin bashkë në emisioni “Vikendi”. /Gazeta Metro/

 

 

Të tjera

Leksioni i Studentëve

Nga Zef Bushati Përtej kryefjalës së këtyre ditëve “student” dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila…

Abissnet