Vdekja e adoleshentes shqiptare, “arrest me burg” për taksistin grek që e shoqëroi për në Shqipëri

Gjykata në Janinë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për taksistin grek që shoqëronte me makinë Kostandina Anagnostin, adoleshenten shqiptare që ka humbur jetën më datë 15 nëntor 2014, teksa udhëtonte nga Janina në drejtim të Sarandës. Mediat helene bëjnë me dije se prokurori i çështjes ka kërkuar sot që taksisti të qëndrojë në qeli deri në momentin që do të bëhet edhe zbardhja e ngjarjes. Kërkesa e tij u aprovua nga gjykata. Nuk bëhet e qartë nëse autoritetet në Janinë kanë apo jo prova në lidhje me vdekjen  e Kostandinës, çka mund të ketë bërë që të marrin vendimin për të burgosur taksistin. Në vendimin për të lënë në qeli taksistin mund të kenë ndikuar edhe dëshmitë e shtatë personave, të cilësuar si dëshmitarë okularë ose që kanë pasur dijeni në lidhje me çështjen, që kanë dhënë variantin e tyre mbi ndodhinë, shkruan “Piperata.gr”.

Çfarë ka ndodhur më herët:

Më datë 15 nëntor 2014, shtetasja Kostandina Anagnosti kishte shkuar nga Greqia në drejtim të Sarandës me një taksist, pasi kishte lënë një takim me një dentist. Gjatë kthimit për në Janinë, ku dhe banonte me nënën pas divorcit të prindërve, 16-vjeçarja ka humbur ndjenjat në makinë dhe ka mbërritur pa shenja jete në spital. Ekspertiza ligjore në vendin tonë mbërriti në përfundimin se vajza ka ndërruar jetë për shkaqe krejtësisht natyrale dhe për rrjedhojë mbylli hetimet e këtë dosje penale. Por babai i vajzës ka thënë se konkluzionet e hetuesve shqiptarë janë me mangësi, duke bërë denoncim në Janinë e se atje autoritetet kanë dalë në të tjera përfundime. Më datë 13 mars 2018 mjeku grek që kreu autopsinë ka thënë se në trupin e vajzës mungonin një sërë organesh ku përfshihen gjuha, epiglotisi, laringu, mitra dhe truri. Kurse në gjak i janë konstatuar sasi të larta të një lloji anestezie.

 

  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet