BE vazhdon sanksionet për Rusinë

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Dionis Xhafa

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë vazhduar edhe për një vit sanksionet për ndalimin e invenstimeve nga vendet e BE-së, në Krime.

Këto sanksione që nga viti 2014 vijnë si përgjigje pas aneksimit ilegal të gadishullit ukrainas nga ana e Rusisë. Që nga ajo periudhë këto sanksione zgjaten në baza vjetore. Këto masa përfshijnë ndalimin e importeve nga Krimeja në BE, ndalimin e blerjes së pronave nga kompanitë e BE-së në gadishullin e Detit të Zi, si dhe ndalimin e anijeve lundruese që kanë flamurin e ndonjë shteti anëtar të BE-së, shkruan Rel.

Sanksionet ekonomike të BE-së që godasin sektorin e energjisë dhe atë bankar rus, ka mundësi të diskutohen në takimin e liderëve të BE-së në Bruksel më 22 qershor.

/D.Xh/