Vazhdon goditja e mafias në Itali, arrestohen 3 persona

Që pas paralajmërimit të ministrit të Brendshëm italian Mateo Salvini se do të ketë goditje të mafies në Itali, kanë vijuar arrestimet e para. Policia e Romës ka kryer arrestimin e tre personave, të cilët janë anëtarë të klanit të Ndragetës.

Të dyshuarit e arrestuar të mërkurën akuzohen për infiltrimin në bizneset lokale në Rocca di Papa, në zonën e Castelli Romani pranë Romës. Ata janë akuzuar, ndër të tjera, për regjistrimin dhe transferimin e pasurive me mashtrim. Policia kapi gjithashtu asete me vlerë rreth katër milionë euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet