Vazhdojnë humbjet e bluzave të bardha në Bergamo, vdesin 3 mjekë të tjerë nga COVID-19

Tre mjekë të tjerë në Itali kanë humbur jetën për shkak të epidemisë Covid-19 në 24 orët e fundit. Mjekët janë të gjithë nga Bergamo. Me tre viktimat e fundit, numri i vdekjeve në radhët e  bluzave të bardha shkon në 36.

Italia vazhdon betejën e saj me pandeminë e koronavirus që prej më shumë se një muaji ka përfshirë gjithë territorin e kryesisht në pjesën veriore të vendit. Të mërkurën numri i viktima shkoi në 7503 dhe atyre të infektuar në 74 386. Në 24 orë janë regjistruar 683 viktima.

3468 pacientë po kurohen në terapi intensive, 23 112 në struktura spitalore e 30 920 në kushte shtëpie. Janë 9362 pacientë të shëruar, 1026  vetëm në 24 orët e fundit. Rajoni i Lombardisë ka regjistruar që prej shpërthimit të epidemisë 4474 viktima e 32 346 të infektuar. Deri më sot në Itali janë kryer 324 445 tamponë.

COVID-19 ka prekur gjithë botën, por Italia është vendi me më shumë pasoja deri tani. Zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto në Itali.  Pas saj vjen Spanja e cila ka shënuar shumë viktima ditët e fundit. Spanja ka konfirmuar deri tani 3.434 raste të vdekjeve dhe në 24 orët e fundit, 738 persona kanë humbur jetën ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është rritur për rreth 8.000, duke shkuar në 47.610.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet