Valutat në rënie, dollari në nivelet më të ulëta të pesë viteve

Monedha vendase, leku, e mbylli javën i forcuar përkundrejt dy valutave kryesore në vend. Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 129.34 lekë, me 0.22 pikë më pak se një ditë më parë, ndërsa dollari amerikan me 104.8 lekë, duke u luhatur në nivelin më të ulët të pesë viteve.
Edhe pse euro rikuperoi pikë përkundrejt lekut dy ditë më parë, sot përsëri monedha e përbashkët është zhvlerësuar. Sipas ekspertëve të kursit, euro është zhvlerësuar në tregun vendas duke qenë se është afruar afati i fundit i pagesës së TVSH-së.
Ndryshe ka ndodhur me monedhën e gjelbër. Dollari amerikan është nënçmuar edhe sot përkundrejt lekut, duke kapur nivelin më të ulët të pesë viteve.
Ndërkohë kambistët e vegjël në tregun vendas kanë rritur diferencën midis shitjes dhe blerjes për shkak të luhatjeve të mëdha që ka monedha e përbashkët në vend. Në përgjithësi monedha e përbashkët ka qenë e qëndrueshme në tregun vendas, mu luhatje të vogla ditore, ndërkohë në tri javët e fundit luhatjet e euros ka qenë me të forta. Sipas ekspertëve ky është një tregues i ndërhyrjeve në vend.
Sipas aktorëve kryesor të tregut, në zhvlerësimin e valutës po ndikon këtë periudhë procesi i deeuroizimit. Aktorët e tregut argumentojnë se ishte oferta e lartë në valutë dhe qarkullimi i ulët i lekut ndikuan në zhvlerësimin e euros në vend. Të dobëta kanë qenë edhe valutat e tjera. /Monitor/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet