Valentino Rossi: Shpresoj të garoj në Mugello

Publikuar më 01. 06. 2017 nga Jola Alimemaj

Piloti i Yamahas, Valentino Rossi pësoi një dëmtim javën e kaluar dhe shpreson  që të rikuperojë në kohë rekord për të qenë gati për garën që do të zhvillohet në vendlindjen e tij, Itali. “Për fat të keq u dëmtova gjatë stërvitjes me motor. Dhimbja në pjesën e muskujve të barkut dhe gjoksit është e madhe. Fatmirësisht çdo ditë po përmisohem dhe kjo pjesë me jep optimizëm.

Dua të jep me çdo kusht në pistën e Mugello dhe po punoj fort që të rikuperohem në kohë”, theksoi Rossi. Ai vijoi më tej duke thënë se në rastt rikuperimi nuk do të jetë e lehtë  triumfi në këtë pistë. “Nuk do të jetë e thjeshtë, të arrim një rezultat të mirë në Mugello, duhet të tregohem i kujdeshëm gjatë provave dhe garës. Asgjë nuk është e pamundur. Personalisht do të mundohem të japë më të mirën time”, mbyll italiani.