Valbona Selimllari lë karrigen e jurisë dhe ngjitet në skenë, me vallen e Tropojës (VIDEO)

Sa herë që kërcimet në DWM u dedikohen valleve shqiptare, i gjithë publiku shoqëron me duartrokitje dhe i ngritur në këmbë konkurrentët që performojnë në skenë. Jo rrallëherë kjo i ndodh edhe jurisë, por mbrëmjen e kësaj të hëne, Valbona Selimllari nuk e la vetëm duke e shijuar nga karrigia vallen e Tropojës, shkruan Class.

Pas performancës së Rovenës dhe Meritonit, të cilët kërcyen disa valle tradicionale shqiptare, Alketa iu drejtua Valbonës, e cila gjatë gjithë kohës shoqëronte muzikën sipas lëvizjeve të saj: “Valbona, të pashë gjithë kohës që këndove sy të lumtur, të gëzuar… Kur del ti në ekran ndërron moti, ndërron koha, ikën shiu, ikën nxirja e reve, del dielli, pastaj ylberi. Të gjitha fenomenet atmosferike, ato më të bukurat, ndodhin kur del ti në ekran.”

“Në fakt, unë vallen e Tropojës e dua shumë, më pëlqen edhe ta kërcej, edhe ta shikoj kur e kërcejnë, është shumë interesante…” – tha Valbona dhe pas kësaj nuk e refuzoi ftesën e Alketës për t’u ngjitur në skenë e për ta kërcyer.

I gjithë publiku e shoqëroi me duartrokitje performancën e Valbonës për pak minuta, por ç’ishte më e rëndësishmja? Albi Nakos, pasi e pa Miss-in si një balerinë të vërtetë në skenë, i lindi një ide për finalen. Por nuk zbuloi më shumë detaje. Me siguri një kërcim special enkas për Valbonën.

Valbona si çikë Tropoje

Mund të jetë nga Përmeti, por Valbona e kërceu si një çikë Tropoje "Vallen e Tropojës"!

Posted by Revista CLASS on Monday, November 27, 2017

Të tjera

Abissnet