Vaksina kundër koronavirusit, Von Der Leyen: Duhet të jetë për të gjithë, jo luks

“Duhet të luftojmë më shumë për mposhtjen e koronavirusit dhe për këtë duhet kura respektive”, kjo ishte deklarata e bërë gjatë Asamblesë së OBSH-së, nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“BE i është përgjigjur menjëherë thirrjes për mbledhjen e 8 miliardë dollarëve për krijimin e vaksinës, e cila me t’u bërë, duhet të jetë e disponueshme ndaj të gjithëve pasi nuk mund të shitet si një mjet luksi, por e mirë e përbashkët”, ishte thirrja e saj para Asamblesë së 73-të të OBSH-së.

Deklarata e Von Der Leyen i referohet ngjarjeve të fundit ku Amerika kërkoi që të kishte e para vaksinën në fjalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet