
Kuvendi do të miratojë marrëveshjen me vaksinën Pfizer gjatë seancës parlamentare më 28 janar.
“Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V., dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anti-covid-19 në Republikën e Shqipërisë si dhe përdorimin e tyre në popullatë”.
Lajmi është bërë publik në Fletoren Zyrtare.
Kryeministri Edi Rama njoftoi pak ditë më parë se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza vaksinash nga kompania Pfizer.
10,750 dozat e para do të mbërrijnë në fillim të javës së tretë të janarit, më tej 30,250 doza do të vijnë në shkurt dhe të tjerat me radhë në bazë të planit të vaksinimit.
akt-normativ-2021-01-10-1 by Erjon Dervishi on Scribd
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply