Vajza fatlume që mori të parën fanellë të firmosur nga Ronaldo (FOTO)

Foto 2 nga 3 Pas Para

Një vajzë e vogël ka patur fatin të ketë të parën fanellë bardhezi të firmosur nga Kristiano Ronaldo.

Ylli portugez po kalon pushimet në një resort në Greqi, ku ndodhej edhe vajza e vogël me familjen.

Ajo i ka kërkuar yllit portugez t’i firmosë fanellën ndërsa ndodhej pranë një pishine, dhe ky i fundit nuk ka nguruar.

E mitura ka shpërndarë fotot në “Instagram” ku shprehet e lumtur për gjestin e numrit të ri “7” të Juventusit.

Raportohet se “Zonja e Vjetër” po përfiton jo pak nga shitja e fanellave të portugezit, ku në dyqanet e Milanos raportohen radhë të gjatë, ndërsa shumë porosi kanë nisur edhe online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet