Vajza e Robert Aliaj shkëlqen në “The Voice Kids” në Belgjikë, juria mahnitet nga zëri i saj

Vajza e Robert Aliaj, Gala, ka shkëlqyer ditën e djeshme me pjesëmarrjen e saj në audicionet e fshehta në “The Voice Kids” në Belgjikë. Gala ka konkurruar me këngën “Don’t know why” të Norah James dhe me zërin e saj të veçantë mahniti të gjithë jurinë. Sapo ajo ka nisur të këndojë, anëtarët e jurisë kanë kthyer karriget një e nga një dhe shpreheshin të habitur me talentin e saj të jashtëzakonshëm.

Në videon e publikuar nga “The Voice Kids” shihet se Galan e ka shoqëruar Roberti bashkë me bashkëshorten dhe djalin e madh. Në momentin që anëtarët e jurisë kthejnë karriget ata të tre kërcejnë të lumtur nga gëzimi. Ky është sezoni i pestë i “The Voice Kids” në Belgjikë dhe në faqen zyrtare të spektaklit shkruhet se Gala ka vendosur standarde të larta.

Vajza e Robert Aliaj është 14 vjeçe dhe ajo ka treguar edhe më herët se është e talentuar në muzikë, duke kënduar në skenë bashkë me babanë e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet