Vajza e Madonës ngjitet në pasarelë me gjoksin jashtë dhe e pa depiluar

Vajza e divës së muzikës duket se është larg hapave të së ëmës, por jo larg syve të publikut. Ndryshe nga mamaja, 21-vjeçarja ka zgjedhur të jetë një modele dhe mesa duket e ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve në sfiladën e fundit. Vajza e Madonës ka sfiluar gjatë javës së modës në New York.

Lourdes Leon është prezantuar në pasarelën e Gypsy Sport me një look shumë të guximshëm. Ajo ishte e zhveshur, ku gjoksi i mbulohej nga disa zinxhirë dhe guacka, xhinse të grisura që i rrëshqisnin, duke i treguar të brendshmet dhe me këmbë e sqetulla të padepiluara.

Kritikat qenë të shumta për 21-vjeçaren, por duket se ata nuk kanë ndikuar aspak tek Lourdes që i është përgjigjur të gjithëve me fjalinë “Mama’s girl”, pra vajza e mamit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Libri që jeton

Natasha Lako Nuk e di përse, para se të flas për Panairin e sivjetmë të librit, veçoj menjëherë nga shkrimtarët…

Abissnet