Ushtroi dhunë fizike ndaj xhaxhait, arrestohet 32-vjeçari lushnjar

Publikuar më 13. 02. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Dhuna në familje vijon të mbetet një nga problemet parësore në shoqërinë tonë. Sipas informacioneve të policisë, një 32-vjeçar është arrestuar nën akuzën se ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin Johan Shala, 32 vjeç, banues në Bitaj, Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht në banesën e tij, xhaxhain, shtetasin H. Sh., 63 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.