Ushtrimet fizike që i bëjnë keq barkut

Publikuar më 17. 10. 2017 nga Jola Alimemaj

Amelia Phillips thotë se dhjami i tepërt në bark mund të lidhet dhe me hormonin e stresit, dietat, deprivimin nga gjumi apo bërja më shumë ushtrime fizike në mënyrë të gabuar për barkun.

“Të humbësh dhjamin e barkut është më komplekse sa duket. Të bësh më shumë ushtrime se sa duhen apo ushtrimet për abdominalin në mënyrë jo korrekte ndikon në këtë. Mjaft njerëz humbin kohë në dysheme në palestër, kur më mirë do të ishte të bënte ushtrime që djegin kalori që bëjnë punë në mënyrë të integruar”, thotë Amelia.

Ajo rekomandon “heqjen dorë nga ushtrimet e thjeshta për barkun, duke u fokusuar tek ushtrimet kardio, që ju ndihmon të dobësoni barkun dhe tonifikimin e të gjithë trupit, sipas “lajmi.net”. Ushtrime alternative si crossfit, gira, pompa apo squat aktivizojnë thelbin e asaj që duam.

Stresi i lidhur me deprivimin nga gjumi mund të jetë arsyeja që stomaku është ende i shëndoshë vijon Amelia.

Nutricionistja thotë se njerëzit kanë dy tipe kryesore yndyre në trup: yndyra nën lëkurë, të cilat janë qeliza yndyrore sipërfaqësore që mund ti shohim dhe ti kapim, dhe yndyra e brendshme e cila është më e rrezikshme dhe rrethon organet. “Yndyra e brendshme shkaktohet nga kortizoli, i cili është hormoni i stresit”, thotë Amelia.