Ushqimet që duhet të konsumojnë personat me tensioni të ulët

Shkencëtarët në Louisville kanë zbuluar se ngrënia e rrushit tri herë në ditë mund të ulë lehtësisht tensionin në raport me llojet tjera të ushqimit.

“Studimi ynë tregon që më parë duhet të zgjidhni rrush se sa ushqimet tjera si biskotat e çokollatës”, tha dr. Harold Bays.

Personat të cilët gjatë studimit rregullisht kanë ngrënë rrush kanë reduktuar tensionin sistolik të gjakut.

Bananet: Studimi i publikuar në vitin 2005 në revistën “Hypertension” ka vërtetuar që shumë më mirë është të ulet tensioni i gjakut me ndihmën e ushqimit i cili përmban kalium se sa vetëm me shtesat e kaliumit. Shkencëtarët nga Fakulteti i Mjekësisë “St. George Medical” në Londër kanë zbuluar që njerëzit të cilët kanë konsumuar citrat të kaliumit kanë pasur efektin e njëjtë të uljes së tensionit të gjakut.

Shalqiri: Një lloj i aminoacideve që i përmban shalqiri ka efektin e uljes së tensionit, shkruan në studimin e Universitetit në Floridë.

Çokollata: Flavanolet, që gjenden në çokollatë, ndihmojnë zgjerimin e enëve të gjakut, çka mund të ulë tensionin e gjakut. “Flavanolet rrisin krijimin e oksidit nitrik endotelik, i cili ndihmon zgjerimin e enëve të gjakut dhe kështu mund të ulë tensionin e gjakut”, thotë autorja e studimit, dr. Karin Ried, nga Universiteti në Adelaide.

Ushqimi djegës: Nëse e pëlqeni ushqimin djegës, do t’i bëni shërbim tensionit të gjakut. Sipas medieve amerikane përbërësi i specit djegës ul tensionin e gjakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet