Ursula Von der Leyen zgjidhet presidente e Komisionit Europian

Parlamenti Evropian ka zgjedhur me 383 vota Ursula Von der Leyen në postin e Presidentes së Komisionit Evropian. Sipas të dhënave paraprake në favor të saj kanë votuar dhe pjesë të socialistëve evropianë.

Përpara votimit, Ursula Von der Leyen u shpreh para eurodeputetëve se për të ishte e rëndësishme vetëm forcimi i Evropës dhe ai që do të dobësojë Unionin do të gjejë tek ajo një armike të fortë.

“Besimi që më keni vënë mua është besimi që vendosët në Evropë”, tha ajo pasi u njoftua rezultati. “Detyra përpara është e rëndësishme”, tha ajo. “Puna ime fillon tani. Le të punojmë së bashku në mënyrë konstruktive”. Më herët, në një përpjekje për të fituar mbështetjen e deputetëve, ajo përcaktoi prioritetet e saj për pesë vitet e ardhshme, nëse ajo do të konfirmohej në këtë detyrë.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes mori 383 vota për postin e ri në krye të Komisionit Evropian kur nevojiteshin 374. Ajo do të zëvendësojë në këtë post Jean Claude Juncker më 1 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet