Urim i veçantë nga Vangjel Tavo për 1 Qershorin!

Publikuar më 01. 06. 2017 nga Eno Shkëmbi

Deputeti i LSI i qarkut të Gjirokastrës ka uruar fëmijët dhe prindërit me rastin e 1 Qershorit në një mënyrë tejet të veçantë.

Ja urimi i Vangjel Tavo-s në faqjen e tij në facebook!

“Me vajzën time 1 vjeçare Anastasia! Fëmijët janë dhurata më e shtrenjtë në jetë! Janë qëllimi për të cilët marrim frymë! Të gjithë fëmijët shqiptarë meritojnë një të ardhme të denjë e plot shpresë! Të rriten në një vend që e duan e që i do! Të gjithë fëmijëve shqiptarë dhe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë kudo që ndodhen i uroj nga zemra: Gëzuar 1 Qershorin! Mirësia dhe bardhësia e zemrës suaj le të ndriçojë në këtë vend e kudo që të ndodheni! Me ëndrra të bukura dhe të realizuara në të ardhmen! Ju të gjithë prindër shqiptarë i keni rritur fëmijët me sakrifica të papërshkrueshme! Ndaj secili prej jush duhet të ndjehet krenarë sepse i keni rritur me shumë dashuri në një vend që ofron shumë pak mundësi! Ju uroj një jetë më të mirë të gjithë prindërve dhe një të ardhme me më shumë dritë, shpresë e ëndrra të përmbushura për të gjithë fëmijët tanë! Shqipëria jonë është e vuajtur por e fortë sepse kemi fëmijët më të mrekullueshëm në botë!”