Uragani i fuqishëm prek brigjet e Karolinës së Veriut, shembet hoteli (Foto)

Uragani “Florence”, apo siç njihet ndryshe syri i ciklonit, ka prekur plazhet e Karolinës së Veriut me erëra të fuqishme prej 144 km në orë dhe me dallgë 3 metra të larta, që kanë depërtuar edhe në tokë.

Fuqia e uraganit ka shembur një hotel, brenda të cilit ndodheshin mbi 60 persona, përfshirë këtu edhe fëmijë. Shumë nga banorët e zonës i kishin neglizhuar thirrjet e autoriteteve për evakuim, duke bërë që ata të mbetën të bllokuar dhe më pas të kërkojnë ndihmë për shpëtim.

Ekipet e shpëtimit kanë munduar që mes vështirësive të shumta të shpëtojnë klientët e hotelit, të cilët më pas janë dërgua në mjedis të sigurt. Ata janë duke punuar gjithashtu për të shpëtuar edhe 150 persona të bllokuar në New Bern, teksa paralajmërimet janë të frikshme për rrezikun që mund të sjellë uragani kur t’i afrohet zonës.

Autoritetet e zonës në fjalë paralajmërojnë njerëzit që të ngjiten në katet më të larta të shtëpive të tyre, por iu garantojnë gjithashtu se do të bëjnë të pamundurën për t’i shpëtuar. Ndërkohë, mbi 400 mijë njerëz në Karolinën e Veriut raportohen të kenë mbetur pa energji elektrike.

Gjithsesi, edhe përpara se uragani “Florence” të prekte tokën, Qendra Kombëtare e Uraganeve në Miami raportoi për “erëra të furishme dhe dallgë kërcënuese për jetët e njerëzve” që mund të kenë mbetur përgjatë brigjeve të dy Karolinave, ndërsa rrugët buzë detit janë përmbytur që të gjitha nga uji i oqeanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet