Universiteti i Prishtinës shënon 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut

Në Sallën e Senatit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” me një mbledhje solemne u shënua 550 vjetori I vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së, dekanët dhe prodekanët e njësive akademike, senatorët si dhe stafi akademik dhe administrativ i UP-së.

I pari i UP-së, prof. dr. Marjan Dema duke uruar shënimin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut foli për figurën e tij si hero por edhe si lider i shqiptarëve. “Skënderbeu ishte përfaqësuesi më i shquar i elitës drejtuese shqiptare, i cili veproi në frymën që as individi, as fisi, e as krahina nuk mundet me qenë mirë, pa qenë mirë Shqipëria. Le të frymojë kjo frymë Kastriotiane edhe në ditët tona! Le ta vendosim interesin e përgjithshëm para çdo interesi personal, mu ashtu siç bëri heroi ynë Skënderbeu, dhe kur Kosova të jetë mirë, sigurisht që edhe Universiteti i Prishtinës, e pastaj ne si individ do të jemi mirë” tha Dema duke shtuar se ky sukses është arritur duke iu falënderuar studentëve, stafit akademik dhe atij jo akademik të Universitetit të Prishtinës.

Për jetën dhe veprën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, foli profesori i historisë në Fakultetitn Filozofik, Muhamet Mala

Të tjera

Abissnet