×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Unë punoja për kompaninë e saj”, modeli nga Lezha tregon si u njoh me milioneren nga Kina

Modeli nga Lezha, Roland Lekaj, është bërë shumë i njohur 2 vite më parë pasi ofroi 1.6 milionë dollarë në ankand për një fustan në Kanë. Gjithashtu gjatë kohës së pandemisë ai së bashku me bashkëshorten e tij kineze, dhuroi 200 mijë maska për Shqipërinë.

Sot i ftuar në emisionin “Rudina”, Lekaj rrëfeu si është njohur me vajzën milionere nga Kina. Modeli shqiptar tregoi se para 6 vitesh ai ishte i punësuar në kompaninë e saj dhe për 1 vit ata kishin marrëdhënie korrekte pronar-punonjës. Më pas ai tregoi se pati një pëlqim nga ana të dyve dhe sot janë të lumtur me familjen që kanë krijuar me djalin e tyre 3-vjeçar, Roywen Lekaj.

Meqenëse pranova të jem pjesë e kësaj interviste, me kënaqësi. Ata që më njohin e dinë historinë, ata që nuk më njohin po ua them tani shumë shkurt. Para 6-7 vitesh, jam njohur me të në punë. Unë punoja për kompaninë e saj. E shikoi se ça bëja unë në punë edhe…ne shqiptarët kur duam të arrijmë diçka, e kemi zgjuarsinë dhe nuk jemi përtacë siç janë në vende të tjera të botës. Vijmë nga një vend i varfër, duhet ta themi këtë edhe pse është një vend shumë i bukur dhe me njerëz shumë të bukur, nuk mund të krahasohet me vendet e tjera të botës për sa i përket pasurive. Në atë kohë nuk e dija gjuhën kineze, flisja krejt pak dhe më dha 2-3 herë mundësinë të jem pjesë e takimeve të mëdha me menaxherët e kompanisë. Isha bashkë me përkthyesen time që më përkthente nga anglishtja në gjuhën kineze. Ishin rreth 30 menaxherë dhe më ftoi për darkë, unë nuk e dija që ishin menaxherët më të mëdhenj të kompanisë. Tha se janë miq të mirë dhe kemi një darkë për qejf kështu që rri i qetë. Pas një orë që po darkonim, duke bërë pyetje rreth punës, rreth kompanisë, sepse në atë kohë kishim një ide për me ble një spital në Gjermani, të cilin e kemi dhe operojmë edhe në Gjermani. Shumë nga përgjigjet e mia i pëlqyen qoftë bashkëshortes, qoftë menaxherëve. Ajo kishte simpati për mua, edhe unë simpati për të. Ndenjëm për rreth 1 vit e sa në raportin pronar – punonjës, d.m.th se ishte pronarja ime, e respektoja, pastaj në momentin e parë që unë kisha realisht një pëlqim të madh për të dhe kisha dëshirë të krijoja një familje me të, sepse nuk më intereson pasuria e saj duke qenë se edhe ara njohjes me nusen time kisha një jetë goxha të mirë në Pekin, kisha një punë goxha të mirë dhe goxha të ardhura. Por si i thonë asaj fjalës, ‘edhe nëse bashkëshortja është me një status goxha të lartë, faleminderit Zotit, pse jo, është ma se e mirëpritur.’ E kam ftuar në Shqipëri, sepse kisha dëshirë të dija si do reagonin prindërit. Herën e parë që ka ardhur në Shqipëri i ka lënë pa fjalë, familjen time, axhat, hallat e të gjithë. Aty pastaj filloi çdo gjë dhe më pas në vitin 2013-2014 dhe nga aty kemi shkuar në Nice, në Kanë, ku organizohej festivali i filmit dhe pastaj aty filloi çdo gjë në plazhin e bukur të Nicës. Faleminderit Zotit sot kemi një familje të mrekullueshme, edhe na ka bekuar zoti me një djalë të mrekullueshëm”, tregoi Roland Lekaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Virusi nuk ndalet/ Gruaja më e bukur në botë rezulton pozitive

Virusi nuk ndalet/ Gruaja më e bukur në botë rezulton pozitive

Publikuar më 12.07.2020
Aktorja ikonike e Bollywood Aishwarya Rai Bachchan dhe vajza...

Aktorja ikonike e Bollywood Aishwarya Rai Bachchan dhe vajza e saj, Aaradhya, testuan pozitive për koronavirus pas lajmeve se burri dhe vjehrri i Aishwarya ishin shtruar në spital për shkak të virusit. Rai Bachchan, dikur e quajtur “Gruaja më e bukur në botë” dhe fituese e prezantueses së Miss World në vitin 1994, u martua në […]

Lexo më shumë

Foto/ Bebe Rexha nën shoqërinë e djalit misterioz

Foto/ Bebe Rexha nën shoqërinë e djalit misterioz

Publikuar më 12.07.2020
Bebe Rexha është fotografuar nëpër rrugët e Los Angeles me n...

Bebe Rexha është fotografuar nëpër rrugët e Los Angeles me një djalë misterioz, ndërsa kishte disa ushqime të premten. E nominuar dy herë për Grammy, 30 vjeçarja me origjinë shqiptare, ishte shumë e qeshur nën shoqërinë e djalit të ri. Gjatë shëtitjes, dyshja dukeshin të humbur në bisedë, ndërsa biseduan larg në hyrje të dyqanit […]

Lexo më shumë

Festë në familjen Beckham, djali i Victorias dhe David martohet me aktoren 4 vite më të madhe

Festë në familjen Beckham, djali i Victorias dhe David martohet me aktoren 4 vite më të madhe

Publikuar më 11.07.2020
Djali i madh i David dhe Victoria Beckham, Brooklyn, është f...

Djali i madh i David dhe Victoria Beckham, Brooklyn, është fejuar me aktoren amerikane Nicola Peltz, e cila është 4 vjet më e madhe se ai. Mediat e huaja kanë mësuar se së shpejti ata do të martohen dhe për këtë gjë kanë rënë dakord edhe prindërit e 21-vjeçarit. Brooklyn ka 8 muaj që ka […]

Lexo më shumë

Detaje shokuese/ Dyshohet se Michael Jackson është marr me trafikim seksual të fëmijëve

Detaje shokuese/ Dyshohet se Michael Jackson është marr me trafikim seksual të fëmijëve

Publikuar më 11.07.2020
Disa detaje shokuese në lidhje me jetën e Michael Jackson ja...

Disa detaje shokuese në lidhje me jetën e Michael Jackson janë zbuluar së fundmi në një biografi për artistin të shkruar nga Dylan Hoëard. FBI ka ngritur dyshime se Michael është marrë me trafikim seksual të fëmijëve dhe ka hetuar disa ankesa se ka kontrabanduar një fëmijë të abuzuar në SHBA. Sipas dosjeve të zbuluara […]

Lexo më shumë

“Gënjeni kur thoni keni nxjerrë hit të ri”, Olti Curri thumbon këngëtarët: Mos thelloni injorancën e publikut

“Gënjeni kur thoni keni nxjerrë hit të ri”, Olti Curri thumbon këngëtarët: Mos thelloni injorancën e publikut

Publikuar më 11.07.2020
Këngët e publikuara kohët e fundit kanë ngjallur një debat t...

Këngët e publikuara kohët e fundit kanë ngjallur një debat të madh për vlerat e tyre artistike. Shumë kompozitorë, tekstshkrues e kantautor kanë reaguar të revoltuar në lidhje me projektet muzikore që po i serviren publikut. Përveç videoklipeve ku shfaqen gjithmonë vajza të veshura ekstravagante, problemi më shqetësues mbeten tekstet banale, të pakuptimtë dhe muzika […]

Lexo më shumë

“Sa i vrarë duhet të jesh shpirtërisht që t’i urosh vdekjen dikujt”, Vesa Luma reagon e revoltuar

“Sa i vrarë duhet të jesh shpirtërisht që t’i urosh vdekjen dikujt”, Vesa Luma reagon e revoltuar

Publikuar më 11.07.2020
Personazhe të njohur nga bota e artit, por edhe e politikës ...

Personazhe të njohur nga bota e artit, por edhe e politikës në trojet shqiptare janë prekur nga koronavirusi. I fundit prej tyre ishte lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i cili konfirmoi ditën e djeshme se është infektuar me Covid. Pasi ai bërë lajmin publik nuk munguan komentet që i uronin shërim të shpejtë, por edhe […]

Lexo më shumë

“Ke veshur pantallonat e Edit? Ku e ke barkun?”, Arbana i bën konfuzë të gjithë me foton e fundit

“Ke veshur pantallonat e Edit? Ku e ke barkun?”, Arbana i bën konfuzë të gjithë me foton e fundit

Publikuar më 11.07.2020
Arbana Osmani është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dh...

Arbana Osmani është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe pritet që së shpejti të bëhet nënë për herë të dytë. Megjithëse shtatzënisë po i vjen fundi, Arbana nuk është ndalur së udhëtuari. Pak kohë më parë ajo udhëtoi drejt jugut të vendit me stafin e “Dua të të bëj të lumtur”, ndërkohë […]

Lexo më shumë

Lorik Cana baba shembullor, kalon fundjavën në shtëpi duke bërë tifo bashkë me vajzën

Lorik Cana baba shembullor, kalon fundjavën në shtëpi duke bërë tifo bashkë me vajzën

Publikuar më 11.07.2020
Në janar të këtij viti, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare ...

Në janar të këtij viti, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit u bë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij Monica solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Enkeleida. Loriku tregohet gjithmonë i rezervuar për jetën e tij, ndaj fotot që poston me familjen janë të rralla. Së fundmi ai […]

Lexo më shumë