UKT, çerdhe abuzimi për militantët e Rilindjes

Është bërë virale online video e Llazar Zoit, shef sektori për logjistikën në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellësit në Tiranë, ndërsa dremit në zyrë, ndërsa shumë të tjerë argëtohen duke e filmuar me celularët e tyre.

‘Zgjidhja’ e ka deklaruar se ndërmarrjet në varësi të bashkisë së Tiranës janë bërë çerdhe punësimi për militantët e Rilindjes. Shefi që dremit në zyrë dhe ata që kalojnë kohën duke e filmuar, janë pjesë e stafit të fryrë të UKT-së, ndërmarrjes më të dështuar të Erjon Veliajt, e cila rrjep qytetarët dhe bizneset e ndershme për të bërë favore dhe korrupsion. Prej dy vitesh qytetarët dhe bizneset paguajnë 40-70 për qind më shtrenjtë për shërbimet e furnizimit me ujë dhe kanalizimet e ujërave të ndotura, por furnizohen më pak se më parë. Por paratë duhen për të punësuar militantët e Rilindjes dhe nga 845 punonjës që kishte në vitin 2015, pas dy vitesh ishin 1764 punonjës. Rritja e numrit të punonjësve nuk e rriti vëllimi i ujit të faturuar dhe për më keq, banorët e Bashkisë Tiranë u furnizuan me mesatarisht 10.2 orë ujë në ditë, nga 11 orë që ishte furnizimi mesatar në vitet 2014 e 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Edhe unë

Koço Kokëdhima Nisma #Edheunë, e frymëzuar nga deklarata e mjeshtrit të mirënjohur Bujar Kapexhiu për të bojkotuar 30 qershorin, prej ditësh…

Abissnet