Ujë esëll në mëngjes… Ja pse duhet ta pini

Publikuar më 15. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

 

Ekspertët rekomandojnë që ta pini ujin sapo të hapni sytë. Sipas tyre, gjatë gjumit, trupi dehidratohet ndaj uji duhet pirë që në mëngjes.

 

Uji luan një rol thelbësor për të gjitha funksionet e trupit.

Hidratimi është shumë i rëndësishëm dhe duhet të nisë që në mëngjes.

5 arsyet pse duhet të konsumoni ujë që në mëngjes

Do të hidratoheni

Trupi dehidratohet pas shtatë ose tetë orësh gjumë. Nëse pini ujë sapo të zgjoheni do të rrisë nivelin e oksigjenit në organizëm.

Metabolizmi do të përmirësohet

Pirja e të paktën një gote të madhe me ujë në mëngjes mund të përmirësojë metabolizmin me të paktën 24 përqind. Kështu do të mbani një peshe të mirë trupore.

Trupi do të pastrohet nga toksinat

Kur pini ujë në mëngjes përpara se të ushqeheni, do të pastroni zorrën e trashë dhe do të përshpejtoni përthithjen e ushqyesve.

Për më tepër, veshkat do të funksionojnë më mirë.

76 % e indeve e trurit përmbajnë ujë

 

Do të ndiheni më të ngopur

Uji mbush stomakun.

Nëse pini ujë përpara se të hani ushqim, nuk do ta teproni me ushqimin që konsumoni.

Këshilla Për Pirjen e Ujit

Pini të paktën 1-2 gota me ujë pasi të zgjoheni.

Mos konsumoni ushqim për të paktën një orë pasi të keni pirë ujë.

72 përqind e trupit të njeriut përbëhet nga uji.

75 përqind e muskujve përbëhen nga uji, 82% e gjakut është ujë, 90% e mushkërive është ujë, 76% e trurit përbëhet nga uji, 25% e kockave përbëhen nga uji

Këto shifra janë të mjaftueshme për të kuptuar rëndësinë e hidratimit. Trupi varet nga uji që të mbijetojë. Çdo qelizë, ind apo organ i trupit ka nevojë për ujë që të funksionojë.