UEFA publikon kandidatët për më të mirët e vitit

UEFA ka përcaktuar listën e kandidatëve për “Çmimin e Futbollistit të Vitit në Evropë” për sezonin 2018-2019.

Sipas njoftimit të bërë nga UEFA, pas votimit të bërë nga trajnerët e 32 klubeve që u kualifikuan në grupet në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe të gazetarëve të 55 shteteve anëtare në UEFA, për katër pozicione u zgjodhën nga 3 futbollistë.

Ceremonia e shpërndarjes së çmimit do të bëhet më 29 gusht.

Kandidatët janë:

Portier: Alisson Becker (Liverpool), Hugo Lloris (Tottenham), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona)

Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Matthijs de Ligt (Ajax/Juventus), Virgil van Dijk (Liverpool)

Mesfushor: Frenkie de Jong (Ajax/Barcelona), Christian Eriksen (Tottenham), Jordan Henderson (Liverpool)

Sulmues: Sadio Mane (Liverpool), Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Juventus)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet