
COVID-19 ka anuluar mjaft evente të rëndësishme të botës artistike, sportit dhe shumë zhvillime të tjera.
Këtë të martë, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi të anulojë Kampionatin Europian 2021 të grup-moshës U-19 për femra dhe meshkuj për shkak të pandemisë Covid-19 dhe efekteve të saj në organizimin e garave.
Mediat raportojnë se në procesin e kësaj vendimmarrjeje, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vë në dukje se, me kufizimet aktualeve të qeverive, udhëtimet e skuadrave dhe organizimi i këtyre mini-turneve do të ishin shumë të vështira.
Federatat anëtare të UEFA-s u konsultuan dhe më pas e mbështetën vendimin. Edhe pse është për të ardhur keq që asnjë turne për të rinj nuk mund të zhvillohet në sezonin aktual, shëndeti dhe siguria e futbollistëve të rinj duhet të kenë përparësi në rrethanat aktuale.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply