UEFA fiksohet keq me Shqipërinë, ja gafa në foton e postuar në “Facebook” (FOTO)

Publikuar më 10. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

UEFA ka bërë një gafë që bie në sy gjatë publikimit në “Facebook” të sfidave të sotme për Kualifikueset në Botërorin Rusi 2018.

 

Në foton e publikuar kombëtarja e Shqipërisë është vendosur plot katër herë në ndeshjet e mbrëmjes së sotme përballë Portugalisë, Greqisë, Estonisë dhe Belgjikës.

Njëri prej komentuesve ironizon duke pyetur me habi: “Sa Shqipëri ka në Evropë?!”.  Menjëherë pas këtij postimi është postuar një foto e re që shfaq pa gabime sfidat e mbrëmjes së sotme.

Nuk është hera e parë që UEFA bën lapsuse të tilla. Në një postim të mëhershëm Shqipërisë i bashkëngjitet flamuri maqedonas.