UEFA e konfirmon “Arena Kombëtare” gati për ndeshjen Shqipëri-Francë

Shqipëri-Francë do të luhet në stadiumin e ri “Arena Kombëtare në Tiranë dhe një gjë e tillë konfirmohet nga vetë UEFA.

Në faqen zyrtare, UEFA ka shënuar emrin e “Arenës Kombëtare”, si stadiumin ku do të zhvillohet takimin, duke zyrtarizuar kështu axhendën, me ndeshjen që do nisë në orën 20:45.

Delegatët të cilët ishin të pranishëm në takimin testues mes Vllaznisë dhe Apolonisë për femra kanë dhënë OK-in pasi kanë parë nga afër kushtet e stadiumit.

Kështu, tifozët shqiptarë dhe ato francezë do të kenë mundësinë të ndjekin kampionët e botës në impiantin 22 mijë vendësh, i cili do të inaugurohet zyrtarisht më 17 nëntor në sfidën Shqipëri-Francë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet