×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Udhëtimi i Andon Zako Çajupit në Kuç të Labërisë

Grykë e Kuçit kush ka shkuar/ dhe gjaku si ka qëndruar/ udhëtari nga të vejë/ mal këtej e mal andej. Vargjet e poetit të madh, për terrenin e Labërisë. Lebërit që takoi gjatë rrugës këndonin këngë dhe thurnin legjenda

Gëzim Llojdia

“Çajupi kur kthehej nga Misiri e nxorën gjemitë në bregdet. U fut në va. Ujërat që shushuritnin. Si në të gjithë botën. Burojnë në lindje. Derdhen në perëndim. Ai lumi që gjarpëronte ishte Shushica. E mbushin dhjetëra përrenjtë. Përroi i thatë, ujëmbledhësi Bogonicës. Përrenjtë e Pajameut dhe Zelishtës. I qepi  sytë Shkagës. Gurë. 600 m lartësi. Shqopë, koçimare, frashër dhe përrallë. Buronjat ishin poshtë. I shkrepi në mëndje; këtu ku kaloj unë ka shkuar edhe Gjon Leka. Shkreptima që i përshkroi krejt hapësirën trunore. Mbledhur lëngu qelqor. Poezi më vete. U fut në grykën e Shurrit. Zallishtet ,tingëlloni si qelqe. Gurrë thirrej asaj ane stërrall. Shtrati i tharë deri në rrënjë. Kroi i Kasëmit më sipër. Pyjet me bredh. Lis,qiparis, panjë, ilqe. Hija në mes të ditës. Magjia e natës. Perëndit, për Andon Zakon flinin atje. Ndërsa lebërit që poqi udhës këndonin këngë dhe thurnin legjenda. Legjenda e parë. Atje ku prisnin kuajt. Fliste për Gjon Lekën. Zogjtë ikin pyjeve me vërtik. Flutura gjithandej. Çfarë yje germash gjenden në telajo të krahëfluturave ? C’nokturn! Hieroglifë, simbole të lindjes. Fluturat ku rrojnë? Pothuajse gjithkund. Te lugu i murrmë. Kam ndjerë shpirtra,që notojnë në erë.Flasin gojët:ato janë shpirtra. Shpirtra,që presin në vendroje. Te këmbët e urës me diell.Shpirtra,që mërijnë. Dielli në Shurr pjek bukën në zall”.

Andon Zakoja shkroi si fillim këto mbresa. Poezia e Andon Zakos është përjetim ndjenjash. Ndenja që burojnë për Labërinë. Është mallëngjyes edhe me kuptim ky vargëzim: O Labëri sa të dua, Pyjet e kodrat e tua, Ato gryka,ato male,…. Si do të përktheja këtë vargëzim të Andon Zakos: Vargmali: një krahëqafosje. Përbërës: Balta, bimësi, humusi, shkëmbinj, magma. Ku dhe zogu shkon ngadalë. Shikoni, çfarë thotë Andon Zakoja, ai ngrin edhe pozicionet  në hapësirë të zogjve të qiellit kur thotë: Ku dhe zogu shkon ngadalë… Shkëmbinj dhe shpella si thikë, Që ti shikosh i ke frikë…. Ah, Andon Zakoja! Që kur shkove në Zarrel, pe ujërat që rridhnin. Shpella të shumta. Hyrje mbuluar nga ferishtet. Malet ruajnë hijen e tyre. Frika e mugëtirës është e rëndë. Mistere. Enigma të fshira. Kokëçveshur male,vargmale fustanellash. Lugje midis, për të thyer rutinën. Fytyrë bulçizbuluar, e dëborë mbuluar. Ishte verë kur kthehej Andon Zakoja apo vjeshtë sepse dimrit, Shurri nuk shkohet. Duhet va,për të shkuar deri në Lëpushë. Mirëpo vahet, gjithmonë i ka shkatërruar ujërat, që mbledh gryka e Shurre. Ajo grykë fle verës. Dimrit i gërryejnë shirat. Kur kam qenë nxënës në shkollën e Kuçit, gjeta një historik të fshatit të Kuçit që fliste për Gjon Lekën. Historiku ishte i shtypur në ndonjë shtypshkronjë të viteve ’70 dhe përbëhej nga shumë fletë formati A4. Gjumi dumicë aty mu shprish. Historiku përmbante të dhëna për Kuçin dhe kuçjotët. Ky historik iu ishte dhënë banorëve të fshatit Kuç, dhe shumica  e ruajtën atë dokument, deri pas viteve ’90.

2.

Udha-vërshimi i historikut ishte i ndërtuar me fakte që përbëjnë interes. Aty përshkruhej edhe poezia e Andon Zakos. Kjo poezi fillonte pikërisht tek ky varg: Grykë e Kuçit kush ka shkuar/ dhe gjaku si ka qëndruar/ udhëtari nga të vejë/ mal këtej e mal andej/ në mes një lumë i harbuar/ vërtitet duke gulçuar/ në këtë grykë të shkretë/ U vranë dymijë vetë/ po Gjon Lekën nuk e dinë/çi pret në grykë të vijnë/ O burra shqiptarë/ Thirri Gjon Leka me pallë/ turku kërkon të na marrë/ po këtu tu bëjmë varrë/kur dëgjuan këto fjalë/ Nuk mbeti lab pa dalë/ treqind lebër qimeverdhë/ te grykë e Kuçit u derdhë..,  Këtë varg , e shpura disa herë në gazetë. Kjo ishte njohja ime me Gjonlekën. Kur shkoje në Kuç, sapo lija pas Kallaratin dhe posta e Kuçit shkonte nën një shkëmb tek rezervat e Kallarate, në kujtesë sillej ai vargëzim i Andon Zakos: … Grykë e Kuçit kush ka shkuar/ Një grykë që frigonte dhe vetë trimat/ Çajupi, kur krijoi këtë poemë,  për Kuçin dhe Labërinë pati dy inspirime.

Rrugëtimi

Gryka e Kuçit. Të udhëtosh në drejtimin Kuç–Gusmar rreth 15 km apo Gjirokastër është një udhë nëpërmjet luginës së bardhë. Nëpër shurr të Kuçe. Lugina e zallit. Zejet e  bardhë dhe krejt traseja e kësaj udhe është shtrati i tharë i lumit në verë. Dhe i mbuluar nga ujërat e rrëmbyeshëm në dimër. E gjithë kjo grykë ngryste,gdhihet nga bardhësia e gurëve. E gjithë kjo grykë në verë kapërcehet lehtë. Duke u hedhur në disa vahe. Në këtë stinë, dëgjohet  vetëm zhurma  e zejeve nën këmbët e tua. Një krua me emrin kroi i Kasëmit, diku në mes të udhës që shkon për në qafë të Gomares apo të ngjitesh të përpjetën e Gusmarit për të dalë tek liqeni. Çajupi ka ardhur nga udha  e sipërme. Kur është futur në këtë gryke, befasi  merr udhët vet. Historia e trimit Gjolekë është e lidhur me kryengritjen anti-osmane të viteve 1847. Duhet të kemi në epiqendër të vëmendjes edhe krishterimin si zonë ku përfshihej edhe Kuçi. Gjurmët e kalasë i gjen përmbi disa tarraca.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Publikuar më 02.08.2020
Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja ësht...

Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja është vlerësuar në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival” për filmin The Cuban. Përmes një postimi në rrjetet sociale shqiptarja ka treguar se ndjehet e nderuar që është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë”. “Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova […]

Lexo më shumë

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Publikuar më 20.07.2020
Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emra...

Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emrat më të njohur të karikaturës në mbarë botën. Drejtoresha ekzekutive dhe themeluesja e çmimit Niko Nikolla, Flora Nikolla, tregon për “Shekulli”-n si i lindi kjo ide dhe çfarë pritet të ndodhë në eventin e rëndësishëm, që synon të vendosë Shqipërinë në hartën e […]

Lexo më shumë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Publikuar më 19.07.2020
Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë n...

Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë nga Shqipëria dhe jo vetëm, rikthehet edhe këtë vit, pavarësisht se në kushte jo normale. Pandemia nuk e ndali festivalin, i cili i dedikohet në tërësi promovimit të kulturës, artistëve, folklorit shqiptar e artit kontemporan. Nga data 21 korrik deri në 2 gusht të […]

Lexo më shumë

Ndërkohë që Shqipëria i shkatërron, KE jep miliona euro për monumentet e dëmtuara nga tërmeti

Ndërkohë që Shqipëria i shkatërron, KE jep miliona euro për monumentet e dëmtuara nga tërmeti

Publikuar më 17.07.2020
Kala, monumente, muze dhe site arkeologjike u dëmtuan rëndë ...

Kala, monumente, muze dhe site arkeologjike u dëmtuan rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit. Komisioni Europian do i vijë në ndihmë Shqipërisë për restaurimin e tyre me një fond prej 50 milionë eurosh. Fondi i miratuar nga KE është pjesë e një pakete prej 100 milionë eurosh, në mbështetje të qeverisë shqiptare për rehabilitimin dhe […]

Lexo më shumë

Shpallen fituesit e konkursit “Libri i Karantinës”, zgjidhen 3 veprat më të mira të shkruara në izolim

Shpallen fituesit e konkursit “Libri i Karantinës”, zgjidhen 3 veprat më të mira të shkruara në izolim

Publikuar më 17.07.2020
Gjatë muajve të izolimit “Qendra Kombëtare e Librit dhe Lexi...

Gjatë muajve të izolimit “Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit” shpalli konkursin “Libri i karantinës”, për të nxitur kreativitetin dhe shkrimin shqip. Juria e përbërë nga Rita Petro, Fatmira Aliaj, Ylli Demneri, Durim Abdullahu, zgjodhi ditën e sotme tre librat më të mirë nga 10 finalistë. Në ceremoninë e organizuar nga QKLL ishte e pranishme […]

Lexo më shumë

Rrënohet trashëgimia, shembet shkolla historike në vend (FOTO)

Rrënohet trashëgimia, shembet shkolla historike në vend (FOTO)

Publikuar më 14.07.2020
Trashëgimia kulturore në Shqipëri mbetet një nga problemet m...

Trashëgimia kulturore në Shqipëri mbetet një nga problemet më shqetësuese për shoqërinë tonë. Shembja e godinave qindra vjeçare po shuan identitetin e vendit dhe deri më tani askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje kaq delikate. Së fundmi profesori i njohur i historisë së lashtë, Kosta Giakoumis, ka bërë të […]

Lexo më shumë

Librat më të mirë të verës për fëmijë e të rritur, një paketë me 10 sugjerime nga Aida Baro

Librat më të mirë të verës për fëmijë e të rritur, një paketë me 10 sugjerime nga Aida Baro

Publikuar më 13.07.2020
Libri mbetet gjithmonë miku më i mirë, shoqëruesi perfekt i ...

Libri mbetet gjithmonë miku më i mirë, shoqëruesi perfekt i çdo dite tonën. Zyrtarisht kemi hyrë në sezonin e verës prej disa javësh dhe sigurisht që në këtë kohë nuk mund të mungojnë disa sugjerime për librat më të mirë që duhen lexuar pranë bregut të detit, në një shtëpi në mal, apo kudo ku […]

Lexo më shumë

Ekspozita me gazetat e rralla, si pasqyrohej para 100 viteve themelimi i Bibliotekës Kombëtare

Ekspozita me gazetat e rralla, si pasqyrohej para 100 viteve themelimi i Bibliotekës Kombëtare

Publikuar më 10.07.2020
Ekspozita në retrospektivë dedikuar Bibliotekës Kombëtare të...

Ekspozita në retrospektivë dedikuar Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë ktheu pas në vite të gjithë studiuesit e lexuesit e rregullt në themelimin e institucionit më të rëndësishëm kulturor në vend. Në hollin e Muzeut Kombëtar u ekspozuan ditën e sotme lajmet nga shtypi i kohës nga viti 1920 që njoftonin themelimin e Bibliotekës Kombëtare. Të pranishëm […]

Lexo më shumë