U vra me plumb në kokë, kush është biznesmeni Memli Begalla

Publikuar më 14. 02. 2018 nga Dionis Xhafa

Një atentat me armë zjarri i ka marrë jetën shtetasit Memli Begalla, që rezulton të jetë një biznesmen. 64-vjeçari Begalla është gjetur nga policia i shtrirë në mes të rrugës pasi kishte ndërruar jetë. Viktima është biznemen dhe e ka shtrirë biznesin e tij në një sërë fushash. Ai kishte një biznes edhe në qendër të Tiranës. Vrasësit kanë qenë me makinë tip BMV e zezë.

Biznesmeni është qëlluar me plumb në kokë. Nuk dihet akoma nëse ai është një banor i zonës. Vraja dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve të viktimës në të shkuarën. Policia ka nisur hetimet për të kapur autorët. Në ish-Bllok janë ngritur post-blloqe. Tre persona u ndaluan nga policia. Paraprakisht ka dyshime për çështje borxhi.