U vra nga nusja e djalit një vit më parë, dalin fotot e viktimës dhe bashkëshortit që fshehu krimin

Foto 2 nga 2 Pas Para

Pas të paktën një vit nga raportimi si një vdekje për shkaqe  natyrale të një 47 vjeçareje në Tiranë, ngjarja ka marrë tjetër rrjedhë. Më 30 prill të vitit 2017, policia pati raportuar se është dërguar nga familjarët në QSUT shtetasja L.L, vjeç 47, banuese në Frutikulturë, e cila ka ndërruar jetë nga infarkti. Por mbrëmjen e sotme uniformat blu kanë bërë me dije se 47 vjeçarja Lirije Lami është vrarë. E akuzuar për këtë vrasje është nusja e djalit të saj Marjana Cmeta, e moshës 21 vjeç.  Cmeta dyshohet se ka vrarë vjehrrën e saj për konflikte familjare.

Gazeta “Panorama” ka siguruar foton e viktimës dhe të bashkëshortit  të saj, Agim Lami edhe ky i arrestuar mbrëmjen e sotme së bashku me Mirjanën dhe dy të tjerë si persona që kanë pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

 

Të tjera

Abissnet