
Gjykata e Brescias në Itali ka bërë me dije se do të hapi sërsish pas 21 vjetësh dosjen për shtetasin shqiptar Bajram Muça, i cili humbi jetën në spitalin Chiari në rrethana tepër misterioze.
Historiku i Bajram Muçës:
Duke iu referuar mediave lokale italiane, Bajram Muça banonte në pjesën perëndimore të krahinës së Brescias dhe më 4 shtator të vitit 1999 pas një sherri në grup pasi u sulmua për tu grabitur, u dërgua me urgjencë në spitalin e Chiarit.
Ndërkohë pasi u shtrua në spital, Muça kaloi në gjendje kome dhe më pas humbi jetën.
Sipas autopsisë në atë kohë, rezultoi që shkaku i vdekjes ishte sëmundja e meningjitit, por hetimi u pezullua nga gjykata e Brescias deri në momentin kur një gjykatës tjetër vendosi të merrte përgjegjësinë për çështjen.
Sipas provave dhe konsultimit të ri të përgatitur nga prokuroria e Brescias, rezultoi se viktima nuk kishte ndërruar jetë nga meningjiti, por për shkak të dhunës që pësoi nga ata që e kishin grabitur.
Si pasojë pas identifikimit të personave në atë ngjarje 21 vjet më parë, gjykata vendosi të dërgojë në burg shtetasin Lulzim Rubjeca 42 vjeç, i cili sipas hetimeve dhe akuzave të reja, do të akuzohet për vrasje me dashje.
Mësohet se gjyqi për shqiptarin do të fillojë në fund të shtatorit të këtij viti.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply