U vetëplagos me armë zjarri, policia jep detaje për ngjarjen në Bushat

Policia e Shkodrës ka dhënë të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Bushat, ku një person u gjet i plagosur.

Sipas informacionit paraprak, mësohet se, sot rreth orës 13.10, në oborrin e banesës dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi P.D., rreth 70 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bushat/ Shkodër

Informacion paraprak

Më datë 21.08.2019, rreth orës 13.10, në oborrin e banesës dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi P.D., rreth 70 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur shteasi P.D. dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorit për sqarimin e plotë të rrethaneve të ngjarjes.

13.26-Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në Shkodër, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Bushat dhe se policia ka shkuar në vendngjarje.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se i plagosuri është transportuar në spitalin e qytetit të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet