U rrëzua nga tribuna, transportohet me helikopter në Tiranë vëllai i Tefik Osmanit

Vëllai i Tefik Osmanit, lojtari të ekipit korçar pësoi një incident dje gjatë ndeshjes ndërmjet Skënderbeut dhe Flamurtarit. Ai mbeti i plagosur pasi ra nga tribuna e stadiumit duke i përplasur me pankinën. Sot Sokol Osmani është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Incidenti ndodhi dje pas shënimit të golit nga Skënderbeu. Gjatë festimit të golit ai ra nga tribuna në rrethimin e stadiumit dhe pësoi çarje në kokë, çka çoi në humbjen e ndjenjave.
I vëllai i futbollistit mori menjëherë ndihmën e parë nga ambulanca që ndodhej në stadium dhe më pas u transportua drejt spitalit.

Të tjera

Abissnet