U rrëmbye në maternitet, 19-vjeçarja kërkon që “mamaja” të mos dënohet

Kamiyah Mobley ishte një bebe e porsalindur kur u rrëmbye në spitalin e Jacksonville të Floridas në vitin 1998. Tani, pas 18 vitesh është gjetur e gjallë nga policia e Karolinës së Jugut. 51-vjeçarja Gloria Williams, gruaja që besohet se u hoq si infermiere duke rrëmbyer foshnjën, u vu në pranga të premten.
Kamiyah kishte vetëm 8 orë që kishte ardhur në jetë, kur një grua që u hoq si infermiere e mori atë nga krahët e së ëmës Shanara, me pretendimin se vogëlushja kishte temperaturë e duhej të kontrollohej. Që atëherë Shanara nuk e pa më kurrë të bijën, por nuk hoqi dorë nga përpjekjet për ta gjetur atë.
Por një vit më pas, ndërsa pritet që personi që e rrëmbeu dhe e rriti të dalë para gjyqit, 19-vjeçarja Kamiyah kërkon që ndaj 51-vjeçares Gloria Williams të jepet një dënim i lehtë.
Ajo gjithashtu ka treguar se me kalimin e viteve asnjëherë nuk ka pasur dyshime nëse personi që po e rriste si vajzën e saj të mos ishte mamaja biologjike, apo personi që mund ta kishte rrëmbyer.
Mobley, identiteti i së cilës u konfirmua nga testet e ADN-së mbante një emër tjetër dhe besonte se Williams ishte nëna e saj natyrore. Mediat raportojnë se familja biologjike është njoftuar për lajmin.
Pas hetimeve disa vjeçare dhe më shumë se 2500 denoncimeve, një vit më parë në adresën; “Missingkids”, fëmijë të zhdukur, mbërriti një informacion që zhbllokoi çështjen. Autoritetet e Xheksonville bënë të ditur se vajza ishte ne gjendje të mirë shëndetësore dhe se në shtëpinë e Gloria Williams ishin gjetur dokumente të falsifikuara për të fshehur identitetin e Mobley.

Të tjera

Abissnet