U rikthye te Infektivi pas daljes në pension, preket nga koronavirusi mjeku i njohur

Mbrëmjen e sotme, mjeku Pëllumb Pipero ka bërë të ditur se ish shefi i spitalit është shtruar pasi rezulton të jetë infektuar me koronavirus. Bëhet fjala për Prof. Dhimitër Kraja, I cili ishte kthyer për t’iu ardhur në ndihmë kolegëve të tij.

Prof. Kraja kishte dalë prej vitesh në pension dhe në këto ditë të vështira ai po luftonte në vijën e parë me koronavirusin.

“Drejtues spitali nuk ka sepse drejtuese është profesoreshë Najada. Por është shtruar profesor Dhimitri (Dhimitër Kraja) që ka qenë shef i spitalit. Profesor Dhimitri u rikthye në detyrë pasi kishte dalë në pension. Mesa di është shtruar dje dhe ka shenja të lehta”-tha Pipero në “Open” në Top Channel.

Kujtojmë se kthimin e mjekut të njohur për të luftuar me koronavirus e kishte njoftuar vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Prof. Dhimitër Kraja ka një jetë që shërben në spitalin Infektiv. Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, pas 48 vitesh punë, është përgjigjur i pari thirrjes për t’u kthyer në shërbim, për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këto ditë të vështira❗️”-shkruante ministrja disa ditë më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet