
Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Milot, ndërsa policia njoftoi se atentati ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Mësohet se është qëlluar me plumb në kraharor shtetasi Aleksandër Deda, 42 vjeç.
Ngjarja ndodhi pranë një restoranti në autostradën Lezhë-Milot dhe dyshimet e para janë për një atentat të mundshëm ndaj 42-vjeçarit.
Vetëm pak minuta pas ngjarjes së ndodhur, pranë urës së Matit është gjetur i djegur një automjet, i cili dyshohet të jetë i autorëve të ngjarjes, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Aleksandër Deda.
Ende nuk ka informacione nëse atentati ka ndodhur pas një konflikti të çastit apo bëhet fjalë për hesape të vjetra të 42-vjeçarit.
Ky i fundit është sjell me urgjencë në Tiranë, ndërsa është në kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply