
Një aksident i rëndë u regjistruar pasditen e kësaj të diele në Ishull Lezhë në aksin Lezhë-Milot.
Makina ka përplasur për vdekje një këmbësor, i cili është identifikuar si Gjon Kola, rreth 60-vjeç.
Sipas informacioneve, Kola është pronar i një hoteli që ndodhet anës këtij akti rrugor.
Pavarësisht ndihmës së parë që është tentuar ti jepet, biznesmeni ka ndërruar jetë pa mundur që të transportohet për në spital.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit.
Kujtojmë që në më pak se dhjetë ditë në këtë aks rrugor janë shkaktuar 4 aksidente, 2 prej të cilëve me pasoja tragjike, të humbjes së jetëve të këmbësorëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply