U përbetua se nuk është e korruptuar, rrëzohet edhe në KPA prokurorja Nikëhasani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka bërë me dije sot pasdite verdiktin që lë në fuqi vendimin e 20 prillit për shkarkimin e Besa Nikëhasanit.

Prokurorja e Apelit Shkodër tashmë mund të quhet ish-prokurore, pasi vendimi quhet i formës se prerë.

Kujtojmë që ajo nuk e kishte kaluar provën e KPK-së në Veting, duke e ankimuar kësisoj vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Pas daljes nga seanca ajo do të deklaraonte për mediat se nuk ishte e korruptuar, duke u shprehur “O Zot! Ky është Vetingu që unë kërkova?!”

“Kam 14 vite që shkoj nga Tiranë në Shkodër, por të isha e korruptuar do të kisha shtëpi në Tiranë, si gjithë dynjaja.  Nuk kam shkelur asnjë ligj në jetën time. Vetëm në një vit kam përfaqësuar shtetin në 41 vrasje në qytetin e Shkodrës, kur ka qenë Ina Rama kryeprokurore. Më kanë kërcënuar dhe më është rrezikuar jeta”, do të shprehej ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet