U ngujuan në fakultete, policia ndërhyn pas mesnatës dhe konfrontohen me studentët (Foto-Video)

Një ngjare e pazakontë ka ndodhur mbrëmë në Fakultetin e Drejtësisë, ku forca të policisë private kanë vajtur në mjediset ku ndodheshin studentët.

Duket se punonjësit e policisë kanë pasur urdhër që të nxjerrin nga godina studentët, të cilët vendosën të qëndrojnë të ngujuar brenda fakultetit. Pak minuta pas mesnatës policët kanë ndërhyrë duke nxjerrë jashtë karriget dhe bankat që studentët i kishin vendosur si barrikadë për të bllokuar hyrjen.

“Ky është fundi i demokracisë, ne po bojkotojmë pa prishur asgjë. Do  të vazhdojmë të qëndrojmë këtu, Policia të tërhiqet .Ky është terrori i Edi Ramës. Kryeministri do na ketë këtu dhe në shtëpinë e vet. Roja bashkë me punonjës policie është futur brenda Fakultetit pa na dhënë asnjë shpjegim. Policia e Shtetit kur bën kontroll në orën 01:00 duhet të ketë një mandat. Poshtë diktatura! Mos guxoni të prekni njeri me dorë”, janë shprehur studentët.

Video marrë nga “Fakte Interesante”:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet