U ngelet qumështi pa shitur, fermerët bllokojnë rrugën

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Denis Tahiri

Fermerët e fshatit Bregas ka bllokuar rrugën kryesore e cila të çon drejt qytetit të Korçës gjatë mëngjesit të sotëm në shenjë proteste.

Mësohet se arsyeja e bllokimit të rrugës nga fermerët është bërë mos shitja e qumështit prej gjashtë muajsh.

Situata e rëndë është krijuar pasi baxhot të cilat grumbullonin më parë qumështin kanë falimentuar.

Ndërkohë fermerët kanë kërkuar që të merren masa zgjidhjen e këtij problemi në të kundërt kanë paralajmëruar bojkot masiv të zgjedhjeve të 25 qershorit.

“Kemi marrë kredi dhe nuk kemi mundësi t’i shlyejmë. Nuk gjejmë treg për të shitur qumështin”, janë shprehur fermerët.

/D.T/