
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen është takuar me këngëtaren e njohur shqiptare Dua Lipa në Këshillin e Atlantikut. Presidentja e KE-së ka ndarë edhe një fotografi nga takimi me yllin e muzikës botërore, teksa shkroi se është e lumtur që e takoi atë. Dua Lipa, është nderuar nga Këshilli i Atlantikut me Çmimin për Udhëheqësi të Dalluar Artistike. “E lumtur që e takova @DUALIPA në @AtlanticCouncil, Çmimet e lidershipit. Dua, ti ke një ndikim kaq të madh në botë”, ka shkruar ajo në një postim në “Twitter”.
Në faqen zyrtare të Këshillit të Atlantikut thuhet se Lipa është nderuar për zotimin e saj për një varg kauzash së filantropisë, përfshirë fuqizimin e gjeneratës së ardhshme të udhëheqësve e muzikantëve të Ballkanit. “A nuk do të ishte e duhur që Kosova ta marrë vendin e saj, të lulëzojë ekonomikisht krahas fqinjëve tanë dhe t’i shërojë plagët e konfliktit? Me këtë vizion në mendje, e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë rininë e Kosovës”, tha Dua Lipa në ceremoninë e pranimit të çmimit.
Në ceremoni ishte e pranishme edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani-Sadriu, e cila mbajti një fjalë rasti. Ndërsa, ylli i muzikes aty i ka kërkuar presidentes së KE-së liberalizimin e vizave për kosovarët. Lipa tha se pasi Kosova ka mbushur të gjitha kriteret dhe Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për më shumë se tre vjet më parë, ‘a nuk është koha të arrihet tani?’. “Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”.
“Kosova është edhe shteti më i ri në Evropë në një mënyrë tjetër. Janë vetëm 13 vjet të shkurtra në rrugëtimin tonë të pavarësisë. Dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona. A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit?”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply