U nda nga bashkëshorti, Miley Cyrus kapet duke shkëmbyer puthje pasionante me një femër (Foto)

Pas lajmeve se Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth mund t’i kenë dhënë fund martesës së tyre pas 7 muajsh, po pasojnë me të tjerë të reja nga këngëtarja me famë botërore.

Së fundmi ajo është fotografuar teksa po shijon pushimet në Itali, dhe në shoqëri të saj është edhe ish-bashkëshortja e Brody Jenner, Kaitlynn Carter.

Siç është parë në postimet e fundit në rrjetin e saj social “Instagram”, Miley Cyrus, shihet teksa shijon pushimet luksoze në shtetin fqinj.

Por duket se nuk është kaq e gjitha, 26-vjeçarja u fotografua duke shkëmbyer puthje pasiononte me një femër, dhe bëhet fjala pikërisht për Kaitlynn Carter, me të cilët këngëtarja po pushon në Liqenin e Komos.

Në fotografitë e siguruara nga Daily Mail, shihet se vajzat po kalojnë mirë me njëra-tjetrën dhe nuk mungojnë as puthjet e përqafimet pasionante.

Nuk dihet nëse kjo histori ka lidhje me ndarjen nga aktori Liam, por këngëtarja njoftoi të shtunën se ata janë ndarë për t’u fokusuar tek vetja dhe karriera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet