U mposht nga Messi, ja fjalët e para të Ronaldos pasi humbi garën e “Topit të Artë”

Mbrëmë në Paris Leonel Messi rrëmbeu topin e 6-të të Artë, duke lënë pas rivalin e tij kryesor, Cristiano Ronaldon, ku ky i fundit regjistron 5 të tillë deri më tani.

Megjithatë CR7 u zgjodh futbollisti më i mirë në Serie A, çka mund ta ngushëllojë sadopak.

“Më bën krenar ky vlerësim. Çmimin e fitova falë bashkë-lojtarëve të mi te Juventus dhe të gjithë atyre që votuan për mua. Serie A është një kampionat i vështirë, unë jam shumë i  kënaqur”, tha Ronaldo.

Kujtojmë që juria e mbrëmjes gala të futbollist përbëhej nga lojtarë dhe trajnerë nga Serie A. Ronaldo u rendit i treti pas pas Leo Messi-t të Barcelonës dhe Virgil Van Dijk të Liverpulit. Atalanta u shpall skuadra më e mirë, dhe trajneri më i mirë Gasperini.

11-shja më e mirë e sezonit

Handanovic, Cancelo, Koulibaly, Chiellini, Kolarov, Barella, Pjanic, Ilicic, Ronaldo, Zapata, Quagliarella.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet