U mbyt në një lumë të Italisë, zbardhet identiteti i 17-vjeçarit shqiptar (Emri)

Mediat italiane shkruajnë se është zbardhur identiteti i të riut shqiptar që u mbyt ditën e djeshme në Torino.

17-vjeçari shqiptar u mbyt në lumin Chiusella dhe raportohet se ai është Gesjan Muça, banues në komunën Settimo Torinese, djali i një familje emigrantësh shqiptarë në Itali.

Adoleshenti së bashku me disa miq shqiptarë po kalonte një ditë pushimi në një zonë pranë lumit e cila prej një viti është e mbyllur për publikun.

Sipas hetimeve të para të ngjarjes, 17-vjeçari shqiptar gjatë zhytjes ka mbetur i bllokuar mes shkëmbinjve të lumit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet