U larguan pas tërmetit, flasin gratë nga Shqipëria që lindën fëmijët në Prizren (VIDEO)

Ndoshta nuk e kishin imagjinuar kurrë një skenar të tillë në jetën e tyre.

Dy gra nga Durrësi, që u larguan drejt Kosovës pasi tërmetit shkatërrues që u dëmtoi banesat, kanë sjellë në jetë foshnjat e tyre në Prizren.

Mediat kosovare u kanë kushtuar kronika shqiptareve Manushaqe Hoda dhe Morena Selimi.

40-veçarja Manushaqe Hoda e solli në jetë djalin e saj në Prizren, 200 kilometra larg vendlindjes së saj në Durrës, njofton Klan Kosova.

E strehuara në Kosovë, ka fjalë të mira për stafin mjekësor të këtij spitali.

Kjo 40 vjeçare po qëndron në parkun inovativ tani me 7 fëmijët e saj, dhe e ka brengë kthimin e saj në vendlindje.

Të njëjtin fat me të pati edhe Morena Selimi që solli në jetë fëmijë në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet