U kthye nga Kina me temperaturë! Gruaja nga Paskuqani rezulton me grip. Si po trajtohen mjekët në QKUM

Daniela Grrica

Një grua e cila ishte kthyer para 10 ditësh nga Kina, njoftoi Urgjencën se nuk po ndihej mirë dhe kërkonte ndihmën e një autoambulance për shkak të shqetësimit që po i shkaktonte temperatura e lartë.

Menjëherë pas thirrjes, mjekët u vunë në lëvizje, duke e trajtuar rastin edhe me frikën e mundshme të infektimit nga koronavirusi. U dërgua me urgjencë në Pavijonin e Infektivit, por pas analizeve të kryera ajo ka rezultuar negative.

Sipas informacionit të dhënë nga vete Ministria e Shëndetësisë thuhet se gruaja ka thjeshtë grip.

Sipas kësaj qendre spitalore, pas testimeve të kryera rezulton se gruaja fatmirësisht nuk është infektuar nga virusi.

Identiteti i gruas nuk është bërë i ditur, por burime për “Shekullin” kanë thënë se gruaja banon në Paskuqan.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga aerporti i Tiranës, u shpreh se janë shtuar masat për koronavirusin dhe konfirmoi se brenda kufirit shqiptar asnjë person nuk është i prekur nga virusi me origjinë nga Kina.

Manastirliu pa nga afër masat e marra nga Njësia e Shëndetësisë në aeroport.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kontrolluar në Aeroportin e Rinasit 17 pasagjerë shqiptarë dhe te huaj që kanë udhëtuar nga Pekini dhe Shangai drejt Tiranës, nëpërmjet aeroporteve të tjera. Pas kontrollit të kryer nga njësia e shëndetësisë në aeroport, gjendja e tyre paraqitet e mirë. Ndërkohë që një analizë e kryer në Institutin e Shëndetit Publik tek një grua e cila kishte udhëtuar nga Kina 10 ditë më parë, rezultoi negative.

Masat

Edhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, me stafin e vetë gjatë këtyre ditëve ka qenë e angazhuar maksimalisht duke bërë trajnime dhe konsultime se si duhet të veprojnë për trajtimin e pacientëve që dyshohen se mund të kenë marrë virusin në fjalë. Më poshtë “Shekulli” sjell videon e trajnimit në QKUM nën drejtimin e Dr. Skënder Brataj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet